Mashtrimi nga qelia, 3 shqiptarë i morën çekut 28 mijë Euro

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre shtetas shqiptarë në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë një shtetaseje çeke një shumë prej 28 mijë Eurosh, nëpërmjet mashtrimit. Gjithçka ka nisur në paraburgimin e Peqinit. Bashkëshorti i kallëzueses është i ndaluar në vendin tonë, prej disa muajsh, pasi kërkohet nga drejtësia çeke. Ai akuzohet për veprën penale të fshehjes së të ardhurave.

I huaji ndodhej në qeli me Erald Filja, i arrestuar në 10 Mars të vitit të shkuar për armëmbajtje pa leje dhe posedim droge. Filja i kishte kërkuar këtij të fundit një shumë prej 28 mijë Eurosh në mënyrë që të ndikonte tek autoritetet dhe ta lironin nga qelia.

Sipas deklarimeve të kallëzueses, shumën e parave ajo ja ka dhënë Martin Bajramit, shokut të Erald Filjas, në harkun kohor të 4 muajve. Më pas paratë i janë dorëzuar bashkëshortes së Erald Filjas dhe jo autoriteteve.

Pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja çeke, Prokuroria e Elbasanit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve kanë nisur hetimet.

Ata kanë arritur të provojnë kryerjen e veprës penale të “mashtrimit” nga 3 të dyshuarit. Gjatë kontrollit hetuesit kanë mundur që të sekuestrojnë shumë e 13.540 Euro.

Gjykata caktoi në mungesë masën e sigurimit arrest në brug për Erald Filja dhe Martin Bajramin. Ndërsa për Adriana Filjan u caktua masa e bllokimit të pasaportës.

Share This Article