Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot kundër përcjelljes në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes që gëzon ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka për shqyrtim.
Për dërgimin e mocionit në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese kishte 39 vota pro nga opozita, të cilat u mposhtën nga 72 votat kundër të mazhorancës.
Vetë Xhaçka u shpreh më herët gjatë seancës së sotme duke kundërshtuar akuzat e opozitës për konflikt interesi lidhur me statusin që ka marrë bashkëshorti i saj Artan Gaçi fillimin e vitit 2022 për ndërtimin e një resorti në jug të vendit.