Mbërrijnë 117 mijë doza të vaksinës “Pfizer” arrin në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit, kanë mbërritur  117 mijë doza vaksine “Pfizer”.

Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastarliu në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ndërsa shton se deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 2,379,960 vaksina.

“Sapo mbërritën 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit.

2,379,960 vaksina kanë mbërritur deri tani, për të vijuar vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Jemi të vendosur të garantojmë vaksinat #falas për çdo qytetar, deri në fund të përballjes me pandeminë”– shkruan ministrja.

Share This Article