Kush janë kandidatët e PD-së për Kukësin

 2,356 total views,  1 views today

Emra të rinj dhe emra të vjetër. Nga listat e kandidatëve të PD për qarkun e Kukësit bie në sy Admir Sinami, mjek në mjekësinë ligjore në Tiranë, që në vazhdimësi ka qenë pjesë e strukturave të PD.

Për pëlqim në degë do të shkojë edhe ish-diplomati Arben Çejku, ish-kryetari i bashkisë Bashkim Shehu.

Por në Kukës nuk do të jetë më Flamur Noka.

“Po projektohet për të qenë pjesë e listës së Tiranës. Nga burimet që kam është dhe mundësi që Noka të jetë drejtues politik në qarkun e Elbasanit. Ende nuk ka vendim përfundimtar” raporton gazetari i Ora Neës, Everest Dedaj.

Në Tropojë kemi ish-kryebashkiakun e Bajram Currit  Besnik Dushaj, ish-deputeti Isuf Çela.

Ndërkohë në Has risi është emri i Avenir Pekës, i cili ka mbajtur disa detyra në qeverisjen e PD. Ndërkohë presidenti Meta e pati propozuar për drejtimin e KLSH.

Qarku i Kukësit ka një influencë të disa partive politike nga opozita, veç PD,  ka influencë të LSI dhe PDIU. Do të ketë një garë të vërtetë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Dega Kukës, Qarku Kukës:

1.            ADMIR SINAMATI

2.            ARBEN CEJKU

3.            BASHKIM SHEHU

4.            IBRAHIM BRUKA

5.            SAHIT PRIZRENI

6.            VJOLLCA VATA

Dega Tropojë, Qarku Kukës:

1.            BESNIK DUSHAJ

2.            FERIDE RRAHMANI

3.            ISUF ÇELA

4.            LUSH SUSAJ

5.            MIMOZA HAJDARMATAJ

6.            XHEM NEZAJ

Dega Has, Qarku Kukës:

1.            AVENIR PEKA

2.            DEMUSH KASTRATI

3.            ELEZ MACI

4.            ISMET JAKU

5.            ZENEL KASTRATI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga antarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •