Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme dozat e para të vaksinave nga kontrata me kompaninë “Pfizer”.
Në aeroportin “Nënë Tereza” është ulur avioni i cili ka bërë të mundur transportimin e 1170 dozave të vaksinës kundër koronavirusit.
Nga aeroporti “Nënë Tereza”, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, deklaroi se me 1170 dozat e reja nga “Pfizer”, do të vijojë procesi i vaksinimit me mjekët dhe infermierët dhe më pas edhe me të moshuarit.