Basha: Nuk mund ta braktis PD-në ashtu sikurse nuk mund të braktis nënën dhe fëmijët e mi

 5,410 total views,  1 views today

Lulzim Basha dëshmoi në prokurorinë e tiranë para prokurorit Mazreku për më shumë se 1 ore e 30 minuta, mbi protestën dhe aktet e dhunës në selinë e Partisë Demokratike në 8 janar. Kreu I opozitës tha për mediet se ka dëshmuar dhe denoncuar ata që i quajti mercenarë të  Sali Berishës. 8 janarin e  cilësoi si  pjesë e përpjekjeve të  një grushti njerëzve për të mbajtur vendin peng.

“Vija e kuqe është kaluar prej kohësh. Instrumenti i vetëm për ndryshim, që ishte 25 prilli dhe është kaluar prej kohësh, ndaj ne duam një orë e më parë të kthehemi me të gjithë energjinë tonë në betejën që kemi nisur për t’i kthyer Shqipërisë legjitimitetin dhe demokracinë, për të mundësuar një drejtësi që nuk mbron por ndëshkon politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar që janë ndër aktorët kryesorë të masakrës së 25 prillit, që janë dhe e vetmja mënyrë për t’i ktheyr Shqipërinë shqiptarëve,” tha Basha.

Lulzim Basha tha se të qëndrosh në krye të PD-së,   është respekt  dhe sakrificë ndaj atyre që ju ke dhënë fjalën dhe u betua se nuk do ti braktis për asgjë.

“Është një mision të cilin nuk mund ta braktis më shumë se sa ç’mund të braktis fëmijët e mi apo nënën time apo fëmijët tuaj apo prindërit tuaj,” tha Basha.

Akuzave  se po bashkëpunon me Ramën ai i dha këtë përgjigje:

“Këta duhet të jenë e shkuara, në mendjen time janë e shkuara. Në mendjen time, në mendjen e atyre që kanë marrë përgjegjësinë para shqiptarëve,” tha Basha.

Në prokurori për më shumë se 3 ore dëshmoi edhe Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, i cili  kërkoi  zbardhjen e plotë të çështjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve. 

“Autorët fatmirësisht as nuk fshihen as nuk skuqen dhe as nuk zverdhen. Sali Berisha ka marrë autorësinë e një akti të dhunshëm ndaj selisë së PD. Bashkë me të edhe një pjesë tjetër e individëve të përfshirë në këtë krim janë vetë-identifikuar dhe unë pres nga Prokuroria pa asnjë hezitim të vendosë para përgjegjësisë penale autorët e atij krimi të paprecedent në 31 vite demokraci,” tha Bardhi.

Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi, kishin një thirrje për demokratët duke I ftuar  të mos humbim asnjë sekondë për atë që e quajti  kurth të ngritur  nga  kundërshtari politik dhe Sali Berisha.