Mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump do të protestojnë për herë të dytë në Washington përpara votimit të Këshillit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale
Mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump do të protestojnë për herë të dytë në kryeqytetin Washington përpara votimit të Këshillit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale.
Lëvizjet “Make America Great Again” (MAGA) dhe “Women for America First” të cilët mbështesin Trumpin do të zhvillojnë në fundjavë një protestë në Washington ku do të marrin pjesë dhjetëra mijëra njerëz.
Përpara protestës së madhe mbrëmë qindra mbështetës të Trumpit u mblodhën në qendër të Washingtonit të cilët marshuan duke brohoritur nëpër rrugët e qytetit.
Protestuesit vizituan Roger Stone, lobisitin e famshëm mbështetës të Trumpit i cili ka hedhur slogane pro Trumpit në Kongresin Amerikan.
Në Washington i cili njihet si një qytet kryesisht demokrat dhe me afro-amerikan, ekziston frika e konfrontimit të grupeve kundërshtare ashtu si në muajin e kaluar.
Ndërkohë përkundër protestave nga mbështetësit e Trumpit, edhe grupet e majta si “Black Lives Matter- BLM” (Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen) kanë thirrur mbështetësit e tyre në qendër të qytetit me sloganin “Mbro DC”.
Në qendër të qytetit po merren masa të rrepta të sigurisë ndërsa në fundjavë shumë rrugë do të jenë të mbyllura për trafikun.
Tërheq vëmendjen se protesta mbahet përpara votimit në Këshillin Zgjedhor më 14 dhjetor.
Në protestat e mëparshme pati përleshje mes grupeve
Rrugët në Washington u trazuan pas protestave më 14-15 nëntor ku morën pjesë qindra mijëra persona me qëllim për të protestuar kundër rezultatit zgjedhor dhe për të mbështetur presidentin Trump.
Mbështetësit e Trumpit u përballën me disa grupe të BLM dhe “Antifa” në zonat pranë Shtëpisë së Bardhë, ku krahas grindjeve verbale mes grupeve në disa rrugë pati edhe përleshje me përmasa të vogla.
Në mediat sociale u shfaqën pamje që tregonin goditjen me thikë të një afro-amerikani ndërsa në këto incidente u arrestuan të paktën 10 persona.