Mbi 1 milion vaksinime antikovid

albnews
By
1 Min Read

Që prej fillimit të fushatës “Shqipëria Buzëqesh” në të gjithë vendin janë kryer mbi 1 milion vaksinime.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ia kemi dalë të kryejmë mbi 1 milion vaksinime, ndërsa theksoi se “nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të vaksinohet”.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +50 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Share This Article