Mbi 20 mijë paund të padeklaruara në Rinas, nis hetimi për shqiptarin

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 33 vjeçar shqiptar dhe një shtetas malazez janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës pasi nuk kanë deklaruar shumën e parave që kishin me vete në aeroportin e Rinasit.

Shqiptarit, V.K, 33 vjeç, i janë gjetur të fshehura në trup, 21.790 paund me qëllim mosdeklarimin e tyre. Mësohet se pas kontrollit të imtësisishëm të tij sapo mbëriti në Rinas, i janë zbuluar shuma e paundëve britanikë të fshehur në një brez që e kishte improvizuar.

Ndërsa malazezit, V.K, 47 vjeç i janë gjetur në çantën e tij të dorës 10 mijë franga dhe 800 euro të padeklaruara gjatë daljes së tij nga Republika e Shqipërisë.

Ndaj tyre rëndon akuza e “Mosdeklarimit në kufi të të hollave ose i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Rinas/Kontrolle të shtuara për goditjen e krimeve ndërkufitare, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Action”.

Plani operacional, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, FRONTEX-in dhe me përfaqësuesit e programit “EU4FOCAL”. 

Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë. 

Kishte fshehur në trup 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte, procedohet penalisht 33-vjeçari. 

Procedohet penalisht dhe një shtetas malazez që nuk deklaroi 10 000 franga zvicerane dhe 800 euro.

Sekustrohen 21 790 paund, 10 000 franga dhe 800 euro. 

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Action”, pjesë e të cilët janë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, FRONTEX dhe programi “EU4FOCAL”, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë shtuar kontrollet për evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u kalua në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi V. K., 33 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një brez i improvizuar, në të cilën kishte fshehur 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte.

Gjitashtu, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasi malazez V. K., 47 vjeç, të cilit, në çantën e dorës, i janë gjetur 10 000 franga dhe 800 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore. 

Në vijim të veprimeve, shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlere”, për secilin nga këta 2 shtetas.

Share This Article