Albin Kurti e pranon planin e BE-së

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin kanë zhvilluar sot një drekë punë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

Pas këtij takimi, Kurti i ka postuar dy fotografi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka thënë se e pranon propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 ‘Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Mirosllav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë’.

‘Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara’.

Share This Article