Mbi 24.000 raste të reja me COVID-19 në SHBA

albnews
By
1 Min Read

SHBA-ja ka regjistruar 24.362 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe tash numri i përgjithshëm, sipas të dhënave të universitetit “Jons Hopkins”, është 6.300.727.

Numri i të vdekurve është rritur në 189.206 pas 265 vdekjeve në 24 orët e fundit, njoftoi CNN-i të martën.

SHBA-ja është e para në botë sa u përket numrit të të vdekurve dhe të prekurve me COVID-19.

Share This Article