Mbi 2,79 miliardë vaksina të administruara në mbarë botën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi 2,79 miliardë doza të vaksinave kundër koronavirusit janë administruar deri tani në të gjithë botën, tregojnë shifrat e përpiluara nga platforma “Our World in Data”.

Kina kryeson për nga numri global me mbi 1,1 miliardë doza të vaksinave, e ndjekur nga SHBA-ja me 319,87 milionë.

India ka administruar 293,37 milionë vaksina, Brazili 91,59 milionë, Britania e Madhe 75,19 milionë, Gjermania 69,52 milionë, Franca 48,99 milionë dhe Italia 47,72 milionë.

Turqia renditet e nënta në listë me mbi 45,2 milionë doza të administruara, e ndjekur nga Meksika, Spanja, Indonezia dhe Rusia.

Numri i dozave të administruara ka tejkaluar atë të popullsisë në 11 vende, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Maltën, Sejshellet, San Marinon dhe Izraelin.

Vendi me më shumë doza të administruara krahasuar me numrin e popullsisë është EBA me 148,99 doza për 100 persona.

Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i të vaksinave të administruara nuk është i njëjtë me numrin e individëve të vaksinuar plotësisht.

Share This Article