OBSH: Vala Omicron mund të jetë fundi i pandemisë

albnews
By
1 Min Read

Me shumë gjasa, me variantin Omicron Evropa po shkon drejt fundit të pandemisë, deklaroi drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Sipas analizës së tij, ”Omicron, i cili mund të infektojë 60% të evropianëve deri në mars, ka nisur një fazë të re të pandemisë Covid-19 në rajon që mund të përfundojë me përfundimin e saj”.

Ndërkohë shumë përplasje ndaj kufizimeve Covid-19 janë regjistruar pranë institucioneve të BE-së në Bruksel.

Demonstruesit hodhën sende ndaj policisë, e cila reagoi duke përdorur gaz lotsjellës.

Kreu i OBSH, Tedros Ghebreyesus, tha se varianti omicron i koronavirusit të ri(COVID-19) , mund të jetë më i butë se Delta, por mbetet i rrezikshëm, veçanërisht për të pavaksinuarit.

”Edhe pse numri i pacientëve të shtruar në spital po rritet në shumë vende, ky nuk është niveli që kemi parë tek valët e mëparshme”, tha ai.

Share This Article