Tridhjetë e shtatë persona janë plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë, pas një shpërthimi të madh në qendër të Parisit.
Shpërthimi ndodhi në një ndërtesë në të cilën ndodhet një shkolle projektimi dhe selia e sistemit arsimor katolik në Rue Saint-Jacques, në lagjen e pestë të kryeqytetit francez.
Punonjësit e urgjencës janë duke kërkuar nëpër rrënojat e ndërtesës dhe besohet se të paktën dy persona të zhdukur.
Sipas dëshmitarëve, para shpërthimit ka pasur një erë të fortë gazi, shkruan BBC.
Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, pasi mbërriti në vendngjarje, tha se kontrollet fillestare të pamjeve të kamerës tregojnë se shpërthimi ndodhi brenda ndërtesës, e cila ishte pranë kishës Val de Grâce, raportoi gazeta Le Parisien.
Megjithatë, autoritetet kanë thënë se shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar.
Ndërtesa fillimisht u përfshi nga zjarri, por më vonë zjarri u vu nën kontroll, tha shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez.