Mbi 46.8 milionë persona kanë marrë vaksinën Anti-COVID në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia ka administruar mbi 46.84 milionë doza të vaksinave COVID-19 që nga fillimi i vaksinimit masiv gjatë muajit janar, sipas shifrave zyrtare të lëshuara të shtunën.

Më shumë se 32 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa mbi 14.8 milionë janë vaksinuar plotësisht, shkruan Anadolu.

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar pesë mijë e 266 raste të reja me COVID-19, 51 viktima dhe shtatë mijë e 402 pacientë të shëruar.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike është 733.

Mes një rënie në të gjithë vendin të rasteve të reja, Turqia ka vendosur të përfundojë të gjitha kufizimet, të cilat përfshijnë shtetrrethimin natën dhe mbylljen e plotë të dielave, nga 1 korriku.

Më 1 qershor, vendi lehtësoi disa masa pas një bllokimi të rreptë 17-ditor.

Share This Article