Matt Hancock, një figurë kyçe e veprimit qeveritar kundër pandemisë, njoftoi dorëheqjen për shkelje të rregullave të vendosura përballë COVID-19 në kuadër të një lidhjeje me një këshilltare, theksoi një tabloid.
“Ne duhet të jemi të ndershëm ndaj njerëzve që kanë sakrifikuar kaq shumë gjatë kësaj pandemie, kur ne i kemi zhgënjyer ashtu si bëra unë duke shkelur rregullat”, shkruan Hancock në letrën e tij të dorëheqjes dorëzuar kryeministrit, Boris Johnson, duke i kërkuar falje.
“Ju duhet të largoheni nga zyra shumë krenarë për ato që keni arritur, jo vetëm në trajtimin e pandemisë por gjithashtu edhe para se të na godasë COVID-19”, u përgjigj Johnson, duke theksuar se ndjehej i dëshpëruar për largimin e tij nga qeveria.
Tabloidi “The Sun” publikoi të premten një imazh nga një kamera vëzhgimi ku shihej Matt Hancock, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, duke u përqafuar me Gina Coladangelo, një mikeshë prej shumë kohësh, takimi në fshehtësi i të cilës kishte shkaktuar tashmë shumë polemika, në zyrën e tij më 6 maj, në një kohë kur përqafimet ishin të ndaluara.
Matt Hancock kishte kërkuar falje dhe kreu i qeverisë së pari kishte dhënë mbështetjen e tij, duke e konsideruar temën “të mbyllur”.