Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 54 milionë, Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 54 329 104 raste me COVID-19, i cili shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në mbarë botën.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 11 226 218 raste deri më tani.
Pas SHBA-së, vendet me më shumë raste janë India (8 814 902), Brazili (5 848 959), Franca (1 954 599), Rusia (1 903 253), Spanja (1 492 608), Britania e Madhe (1 344 356), Argjentina (1 304 846), Kolumbia (1 191 004) dhe Italia (1 144 552).
Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1 318 286 persona ndërsa 37 871 375 janë shëruar.