61 milionë e 183 mijë e 94 persona raportohet se janë shëruar nga virusi COVID-19.
Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 86 milionë e 202 mijë e 113 persona janë infektuar me këtë virus, ndërsa 1 milionë e 863 mijë e 234 persona kanë vdekur si pasojë e tij.
Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 21 milionë e 353 mijë e 51 raste, pastaj India me 10 milionë e 357 mijë e 569 raste, Brazili me 7 milionë e 754 mijë e 560 raste, Rusia me 3 milionë e 284 mijë e 384 raste dhe Britania me 2 milionë e 713 mijë e 563 raste.