Mbi 610 mijë qytetarë kanë udhëtuar nëpërmjet Portit të Durrësit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tragetet e linjave Durrës-Bari/Ankona e kthim, kanë kryer 764 lundrime, përgjatë 10 muajve të 2021, ose 136 lundrime më shumë se e njëjta periudhe e vitit 2020.

Sektori i statistikave në Autoritetin Portual Durrës, bën të ditur se gjatë kësaj periudhe, transportin detar e kanë shfrytëzuar 610, 298 pasagjerë ose 348, 298 pasagjerë më shumë së në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare, vihet re një rritje e ndjeshme e udhëtarëve në transportin detar, krahasuar me vitin 2020, kjo si rrjedhojë e kufizimeve për shkak të pandemisë COVID-19, e cila ndikoi edhe në industrinë detare në mbarë botën.

Rreth 216, 983 automjete, trajlerë dhe kamionë kanë hyrë apo dalë nëpërmjet portit të Durrësit, për të vijuar transportin e mallrave për llogari të bizneseve. Krahasuar me vitin 2020, kjo shifër arrin në 54,279 mjete më shumë se në vitin paraardhës.

Share This Article