Radhët e gjata të automjeteve në pikën kufitare në Merdare, po vazhdojnë edhe sot.
Në mbi shtatë orë po pritet për të kaluar kufirin e për t’u kthyer në vendet nga kanë ardhur dhjetëra njerëz.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është krijuar kolonë 3500 metra në dalje të Merdares.
Ndërkaq, radhë ka edhe në disa pika të tjera, megjithëse më pak.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë automjetet po presin me nga një orë deri në dy. Deri në dy orë po pritet edhe në pikën Mutivodë.