Mbi 8,4 milionë të infektuar në botë me COVID-19, 450 mijë të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është kaluar shifra e 8,4 milionë të infektuarve me COVID-19 në botë. Sipas të dhënave të “John Hopkins University”, për nga numri i të infektuarve prinë SHBA-ja me mbi 2,1 milionë raste të konfirmuara.

Brazili po i afrohet shifrës prej një milion të infektuar, ndërsa pasojnë Rusia me mbi 560 mijë, India me mbi 366 mijë dhe Mbretëria e Bashkuar me mbi 300 mijë.

Numri i të vdekurve në botë nga pasojat e koronavirusit ka kaluar të enjten shifrën prej 450 mijë personave. SHBA-ja prinë edhe për të vdekur. Në SHBA janë konfirmuar 118 mijë të vdekur nga pasojat e infektimit me COVID-19. Brazili i ka mbi 46 mijë të vdekur, kurse Mbretëria e Bashkuar mbi 42 mijë.

Share This Article