EasyPay përzgjidhet si Ofruesi më i Mirë i Pagesave në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read

EasyPay është përzgjedhur si “Best Payment Solution Provider Albania 2020” (Ofruesi më i mirë i Zgjidhjes së Pagesave në Shqipëri 2020), nga Global Banking and Finance Awards, përkrah emrave të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare. Renditjen e plotë të çmimeve, që u janë akorduar kompanive financiare dhe institucioneve bankare  mund ta lexoni, duke klikuar këtu.

EasyPay është platforma e parë e pagesave online, përmes celularit në Shqipëri – e disponueshme në iOS, Android dhe Windows. EasyPay është partner zyrtar i Transferimit të Parave Ria.

Nëse shkarkoni aplikacionin dhe regjistroheni, nëpërmjet EasyPay mund të paguani faturat e energjisë, të ujit, gjobat e policisë, faturat e internetit, mund të kryeni transferta parash, etj.

Share This Article