Mbretëria e Bashkuar identifikon dy raste me variantin Omicron të COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy persona në Mbretërinë e Bashkuar janë identifikuar të infektuar me variantin e ri të COVID-19, Omicron, tha sekretari i shëndetësisë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Sajid Javid tha se Agjencia e Sigurisë Shëndetësore kishte identifikuar rastet në Chelmsford, Essex si dhe në Nottingham.

Ai tha se rastet ishin të lidhura dhe të dy janë izoluar së bashku me familjet e tyre derisa bëhen më shumë teste dhe gjurmime kontakti.

Varianti i ri është identifikuar gjithashtu në Afrikën e Jugut, Bostvanë, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael.

Varianti i ri Omicron u raportua për herë të parë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë nga Afrika e Jugut. Javid tha se dy rastet në Mbretërinë e Bashkuar ishin të lidhura me udhëtimin në Afrikën jugore.

Share This Article