Mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët, Meta e quan shembull frymëzimi për botën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta thotë se ndihma që dhanë shqiptarët në mbrojtje të jetëve të hebrenjve duhet të shërbejë si shembull frymëzimi për të gjithë botën.

Këtë deklaratë kreu i shtetit e bëri pas takimit që zhvilloi me Benjamin (Benjy) Neumann dhe bashkëshorten e tij Ellie, të cilët i kushtuan një libër besës shqiptare.

Postimi i Metës:

Mbrojtja dhe shpëtimi i hebrenjve nga populli shqiptar, gjatë periudhës së errët të Holokaustit, është një shembull frymëzues mbarëbotëror.

Këtë akt fisnik të Besës shqiptare, një nga elementët thelbësorë të karakterit tonë kombëtar, e dëshmon më së miri edhe libri mbresëlënës: “Shpëtim në Shqipëri – Kujtimet e një vajze hebreje nga Hamburgu”.

E falënderoj Benjamin (Benjy) Neumann dhe bashkëshorten e tij Ellie për këtë libër-dëshmi të Besës shqiptare, që nuk do të ishte shkruar në rast se e ëma e tij, Johanna Jutta Neumann, të mos kishte gjetur strehë në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Durrës, Berat, Lushnje e në Tiranë. 🇦🇱🤝🇮🇱”, shkruan Meta.

Share This Article