Mbyll hapësirën ajrore, Putin për sanksionet: Perëndimi, një perandori gënjeshtrash

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sanksionet e rënda të perëndimit kanë shqetësuar Rusinë. Presidenti Vladimir Putin, diskutoi me zyrtarët më të lartë të qeverisë së tij lidhur me ekonominë, teksa zemërimi është i dukshëm në fjalët e tij.

 “Ju kam mbledhur për të diskutuar për çështjet ekonomike dhe financiare që kam biseduar me kryeministrin Mishustin, natyrisht duke pasur në mendje sanksionet e të ashtuquajturit komunitet perëndimor, apo siç i kam cilësuar në fjalimin tim, “perandorinë e gënjeshtrave”, që po përpiqet t’i zbatojë kundër vendit tonë”, tha Putin.

Sqarimet e mëtejshme i dha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Ai tha se Rusia ka planifikuar një rrugëdalje nga sanksionet e perëndimit. Duke i konsideruar masat ndëshkuese ekonomike shumë të ashpra, ai tha se qeveria ka potencialin e nevojshëm për të kompensuar dëmet. Madje, po tenton që t’i kundërvihet perëndimit duke vendosur kufizime.

Sipas raportimeve, Rusia bllokoi hapësirën ajrore për linja udhëtimesh nga 36 shtete të botës, duke përfshirë fluturimet nga Britania, Gjermania, Spanja, Italia dhe Kanadaja.

Share This Article