“Më duheshin para për babanë e sëmurë”, dëshmia e të riut që grabiti postën në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Odris Mollën, 27-vjeçarin e akuzuar për grabitjen e një filiali poste në Tiranë nën kërcënimin e thikës.

Para gjykatës i riu pretendoi se i nevojiteshin para për babanë e sëmurë, në gjendje të rëndë.

“Nuk gjeja mënyrë tjetër për t’i ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private”, ka pohuar Molla.

Ngjarja për të cilën akuzohet 27-vjeçari ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku Molla, pasi mori një shumën e parave të xhiros ditore, përkatësisht 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund, u largua me motomjet.

Share This Article