Sportistët e ekipit olimpik të Ukrainës kanë nisur stërvitjen në Elbasan, ku janë akomoduar prej disa ditësh. Kamera e A2 i ka gjetur atletet në pistën e stadiumit “Elbasan Arena”, duke kryer seancat stërvitore në kushte optimale.
Për ta fakti që kanë mundësi të stërviten në këto kohëra të vështira për vendin e tyre është mjaft domethënëse. Por edhe pse tashmë janë në vend të sigurt, vëmendja dhe meraku është tek të afërmit e tyre në Ukrainë. Valentini, i ka prindërit e tij në Mariupol, një prej qyteteve mete goditur nga sulmet e ushtrisë ruse dhe ku jeta çdo ditë është në rrezik.
Ndërsa një prej trajnerëve të ekipit olimpik të Ukrainës vlerëson mikpritjen dhe ofrimin e kushteve optimale në Elbasan Arena për të stërvitur atletet.
Me shpresën që lufta të përfundojë sa më shpejt, trajneri Popovsky mes falenderimeve naftën te vizitojmë Ukrainën sapo situata të jetë më e qetë.