“Me ndihmën e SHBA do t’ia dalim të ndryshojmë Shqipërinë”- Basha takon ish-zëvendëspresidentin amerikan: Mirënjohje për mbështetjen që i jep kombit tonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ish-zëvëndëspresidentin e SHBA, Mike Pence, i  cili ishte i ftuar nderi në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat.

Basha me anë të një postimi në Facebook thekson se me ndihmën e SHBA, do t’ia dalim që të ndryshojmë Shqipërinë, ndërsa thotë se “jemi të bekuar me miqësinë amerikane.

“Kënaqësi të bisedoja me të dhe të ndaja mirënjohjen e madhe që çdo shqiptar ka për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i ka dhënë dhe i jep kombit shqiptar.

Me ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, ne do t’ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë dhe të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.

Të bekuar me miqësinë e SHBA-ve, të cilën duhet ta mbrojmë dhe forcojmë edhe më tej”, shkruan Basha.

Share This Article