Nënkryetarja e PD-së dhe deputetja, Jorida Tabaku thotë se shqiptarët shpenzuan 30 milionë euro ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë, ndërsa janë rimbursuar nga qeveria vetëm 1%.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se kjo është fytyra e vërtetë e një qeverie që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por për t’u pasuruar vetë.
Postimi i plotë:
Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve veç 231 mijë euro.
As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.
Fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete, të braktisur dhe në fatkeqësi!
Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë mënyra se si qeveriset vendi ynë.