Më shumë reagime ndaj vendimit të Trump për OBSH

albnews
By
1 Min Read

Më shumë zyrtarë po flasin kundër vendimit të Trump të prishjes së marrëdhënieve të SHBA me Organizatën Botërore të Shëndetit.

Ish-kandidatja për presidente dhe Senatorja Demokrate Elizabeth Warren në një mesazh në Twitter ka shkruar se vendimi “tjetërson aleatët tanë, minon udhëheqjen tonë globale dhe kërcënon shëndetin e popullit amerikan”.

Tom Inglesby, drejtori i Qendrës Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore në SHBA, tha se ishte një vendim “shumë i keq, e me pasojë”, duke e krahasuar atë me eliminimin e shërbimit të motit gjatë një stuhie.

Në nivel global, Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, kritikoi këtë mëngjes, duke e cilësuar atë një pengesë “zhgënjyese”.

Mbretëria e Bashkuar nuk ka shkuar aq larg sa Spahn, por një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social konfirmoi se ata nuk kanë “planifikuar të tërheqin fondet”.

Kombet e tjera të G7, përfshirë Francën, deri më tani kanë heshtur.

Organizata Botërore e Shëndetit ende nuk ka reaguar ndaj vendimit të Trump./BBC

Share This Article