Media gjermane: Shqipëria e para në Europë me rritjen më të shpejtë të turizmit për vitin 2024

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër sukses të Shqipërisë në sektorin e turizmit.

Portali i mirënjohur gjerman WEB.DE ka renditur vendin tonë të parin në listën e destinacioneve europiane me rritjen më të shpejtë të turizmit për vitin 2024.

“Sipas WEB.DE, Shqipëria ofron një kombinim unik të qyteteve historike, fshatrave tradicionale dhe peizazheve mbresëlënëse, duke e bërë një destinacion tërheqës në hartën turistike të Mesdheut, ku përveç Tiranës vibrante, sugjerohen patjetër Gjirokastra dhe Berati, të dyja pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Me rritjen e shpejtë të numrit të vizitorëve, ata që dëshirojnë ta shijojnë ende në qetësi duhet ta planifikojnë udhëtimin sa më parë, sugjeron media gjermane në prag edhe të nisjes së ITB Berlin ku Shqipëria është Vendi i Nderit”, ka shkruar Rama krahas artikullit të medias.

Share This Article