ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Starmer mbërrin në Egjipt përpara samitit mbi planin e paqes në Gaza 20 minutes ago
Kur kthehen orët prapa në Mbretërinë e Bashkuar? 23 minutes ago
Si do të funksionojë sistemi i ri kufitar i BE-së? 27 minutes ago
Përleshje shpërthyen midis forcave të Hamasit dhe anëtarëve të klanit të armatosur në qytetin e Gazës 31 minutes ago
Incidenti me armë në Drenas të Kosovës, Kryeprokurori i Prishtinës: S’ka lidhje me procesin zgjedhor 34 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Mediat gjermane komentojnë përplasjen mes ministrit të Shëndetësisë dhe kryeministrit Rama

albnews by albnews
27 May, 2021
in Albania
0
Mediat gjermane komentojnë përplasjen mes ministrit të Shëndetësisë dhe kryeministrit Rama
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përplasja mes ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn e kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të Spahn për rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani për shkak të udhëtarëve nga Ballkani, ishin në fokus të mediave gjermane.

Nën titullin “Spahn mbron deklaratat për udhëtarët nga Ballkani”, gazeta e njohur gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung i kushton vëmendje të enjten reagimit të ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili i hedh poshtë kritikat e ardhura si nga kryeministri, Edi Rama edhe nga Komuniteti Turk në Gjermani se me këto deklarata Spahn i hap rrugë stigmatizimit.

RelatedPosts

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

Arrestohet polici në Fushë-Krujë, AMP: Efektivi u kap në një parcelë me 65 bimë kanabis

Silvinjo pas fitores: Një ditë e rëndësishme, një ndeshje e paharrueshme

Jens Spahn ishte shprehur pak ditë më parë, se udhëtarët e kthyer vitin e kaluar nga Turqia dhe Ballkani në një masë të madhe kontribuan në rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani. Spahn iu referua raporteve mbi gjendjen të Institutit Robert Kóch (RKI) nga fundi i verës, shkruan FAZ. “Nëse shikoni vendet, ku ka pasur infektime, në 10 vendet e para gjenden sidomos vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia dhe vendet kryesore, ku udhëtojnë gjermanët”, tha ministri gjerman të mërkurën, thekson FAZ, e cila i referohet edhe reagimit të kryeministrit Rama pas këtyre deklaratave. “Ndër të tjera ishte edhe kryeministri Edi Rama që e kishte akuzuar Spahn, se po përdor ‘paragjykimet stereotipe’ kundër Ballkanit.”

Presseschau Deutsche Zeitungen

FAZ i referohet edhe të dhënave të atëhershme, që ka publikuar Instituti Gjerman Robert Koch atëherë. “Sipas raportimeve të atëhershme të RKI në gusht 2020 vërtet që gjysma e infektimeve lidheshin me vendet si Kosova, Kroacia, Turqia, Bosnje-Hercegovina dhe Bullgaria. Kjo çoi në një rritje të lehtë, por në tërësi në kohën nga korriku deri në mesin e shtatorit shifrat e infektimeve mbetën në nivel relativisht të ulët.”

Po ashtu të enjten gazeta gjermane “Merkur” i referohet deklaratave të kontestuara të Jens Spahn. Kryeministri i Shqipërisë, Rama reagon i papërmbajtur, shkruan “Merkur” duke cituar edhe njëherë deklaratën e Ramës. “Ministri federal i Shëndetësisë do vetëm të mbrojë ‘një bilanc me sa duket të keq’” Edhe në mediat sociale, Jens Spahn kritikohet ashpër, shkruan “Merkur”. Kurse televizioni gjerman “ntv” i kushton vëmendje debatit, duke thënë, se kryeministri i Shqipërisë “është i zemëruar për deklaratat e ministrit federal të Shëndetësisë, Jens Spahn për lidhjen mes udhëtimeve nga Ballkani dhe rritjes së infektimeve me Corona.”

Einreise EU | Covid-19: Airport Corona Testing

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka quajtur dy ditë më parë deklaratat e ministrit gjerman, Jens Spahn “një skandal” në gazetën gjermane Bild. Agjencia gjermane e lajmeve, dpa ka cituar Ramën të thotë, se “ky është një skandal, që një ministër gjerman e damkos publikisht Ballkanin dhe degradon me këtë njerëzit me sfond migracioni.” Rama ishte shprehur, se nuk do të lejonte që Shqipëria të paraqitet si një zonë rreziku për udhëtime pushimi, se nuk ka shifra që e vërtetojnë këtë. Veç kryeministrit Rama edhe Komuniteti Turk në Gjermani u shpreh i zemëruar për deklaratat e Jens Spahn. Sipas dpa, zëdhënësi i Komunitetit Turk, Serhat Ulusoy kritikoi Spahn, që vë në “dyshim të përgjithshëm grupe të tëra të popullsisë” dhe se ai “dëshiron fushatë me çdo çmim në kurriz të njerëzve”.

Shqipëria është hequr nga lista e vendeve të rrezikuara në Gjermani që nga fillimi i majit./DW/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Starmer mbërrin në Egjipt përpara samitit mbi planin e paqes në Gaza

Starmer mbërrin në Egjipt përpara samitit mbi planin e paqes në Gaza

13 October, 2025
Kur kthehen orët prapa në Mbretërinë e Bashkuar?

Kur kthehen orët prapa në Mbretërinë e Bashkuar?

13 October, 2025
Si do të funksionojë sistemi i ri kufitar i BE-së?

Si do të funksionojë sistemi i ri kufitar i BE-së?

13 October, 2025
Përleshje shpërthyen midis forcave të Hamasit dhe anëtarëve të klanit të armatosur në qytetin e Gazës

Përleshje shpërthyen midis forcave të Hamasit dhe anëtarëve të klanit të armatosur në qytetin e Gazës

13 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result