Kryetari i opozitës, Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në njësinë 7 në Tiranë, ku është pritur nga qytetarë e simpatizantë.
Në fjalën përshëndetëse, Basha tha se, ndryshimi ndihet në zemrën e çdo shqiptari dhe këtë nuk e ndal dot asgjë.
“Ora po afron, dita po afron, së bashku do të sjellim ndryshimin për familjet tuaja dhe unë të kem mundësi t’ju shërbej tashmë jo vetëm si një ish-deputet apo kryetar bashkie, por edhe si kryetar i qeverisë së ndryshimit me votën dhe me besimin tuaj”, iu drejtua Basha të pranishmëve.
“Të gjithë masivisht në kutitë e votimit më 25 prill! Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin, sepse ndryshimi tashmë është në zemrën e çdo shqiptari! Dhe me ndryshimin, Shqipëria fiton! Ju fitoni!”, u shpreh Basha.