Mediat greke për Kapshticën: Testet Covid të falsifikuara në Shqipëri na rrezikojnë jetën e njerzëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke filluar nga mëngjesi i ditës së sotme orën 06:00, pika kufitare e Kapshticës u mbyll, dhe sipas njoftimit do të qëndrojë e mbyllur deri më 4 dhjetor. Kjo shkatojë edhe bllokimin e shumë kamionave në kufi dhe irritimin e shoferëve, të cilët ankohen se nuk kanë marr asnjë njoftim.

Por përse tani ky vendim nga pala greke ?

Fillimisht u bë me dije se shkak ishte bërë rritja e numrit të infektuarve me koronavirus në zonën e Selanikut.

Mediat greke shkruajnë se autoritetet e vendit fqinjë janë shqetësuar nga informacionet se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë, të cilët falsifikojnë përgjigjet e testeve negative PCR, gjë që sipas tyre ka ndikuar në “ngarkesën e rëndë epidemiologjike”.

“Testet e falsifikuara janë kthyer në “industri” në Shqipëri. Ata po rrezikojnë jetën e njerëzve për të fituar disa euro”, shkruan Star.gr.

Media greke vijon më tej duke theksuar se “shumë prej tyre duan të kurohen në spitalet greke pasi nuk kanë besim në sistemin shëndetësor shqiptar”.

Vendimi i bllokimit të kalimit nga Kapshtica do të jetë në fuqi deri në datë 4 dhjetor.

Share This Article