Në një dalje për mediat pas rrëzimit të dekretit të Presidentit Ilir Meta, nga Kolegji Zgjedhor, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi se në 30 qershor nuk duhet dhe nuk do të ketë zgjedhje të ligjshme.
Ai i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar të ndalojnë këtë krim elektoral dhe antikombëtar të Ramës, pasi siç tha ai, do të ketë pasoja jo vetëm në Shqipëri por gjithë rajonin.
Mediu theksoi se ky proces është antikushtetues dhe ilegjitim, bie ndesh me Kushtetutën, garantimin e unitetit të popullit dhe pluralizmin.
Rama ka vjedhur zgjedhjet në çdo rast, përfundoi ai.