Kush udhëton nga Rinasi duhet të jetë në aeroport 3 orë para fluturimit

 5,132 total views,  1 views today

Të gjithë pasagjerët që do të duan të udhëtojnë jashtë përmes aeroportit të Rinasit do të duhet të paraqiten aty 3 orë përpara udhëtimit.

Sugjerimi vjen nga TIA përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare –  sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave –  sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni –  sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit.

Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.

Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta”.

Ky njoftim pason edhe incidentin e ndodhur në aeroport mes një udhëtarje dhe punonjëses së aeroportit.

Policia njoftoi se ka arrestuar Sh.K, 42 vjeçe pasi goditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •