Megaoperacion anti-drogë në Tiranë, sekuestrohen 10 mijë doza ekstazi

albnews
By
1 Min Read

Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të hëne në Tirane, ku bëhet me dije se janë sekuestruar 10 mijë doza ekstazi.

Burime bëjnë me dije se pilulat e drogës ishin future në territorin shqiptar nga Kosova.

Gjatë aksionit janë arrestuar disa persona, ndërkohë që në vijim priten të jepen detaje shtesë nga policia.

Nëse droga do të dilte në treg ajo do të kapte vlerën e qindra mijëra eurove.

Share This Article