ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 10 hours ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 10 hours ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 10 hours ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 10 hours ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mënjanimi i Taulant Ballës risjell përplasjen Nano-Rama

albnews by albnews
30 August, 2021
in Albania
0
Mënjanimi i Taulant Ballës risjell përplasjen Nano-Rama

RelatedPosts

Shqipëri/ Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

Vijojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, Jock Covey: Thaçi kishte raporte komplekse me komandantët e UÇK-së

OSBE ripohon mbështetjen për SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimi zgjedhor në fokus

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një lob i rëndësishëm i Partisë Socialiste ka pësuar kërcitje përpara konfigurimit të qeverisë së re.
Mos-emërimi i Taulant Ballës në postin e Ministrit të Brendshëm, mësohet se ka xhindosur Fatos Nanon, i cili i ka premtuar luftë të ashpër Edi Ramës.
Sipas burimeve të “Pamfleti”-t, telefonata mes ish-Kryetarit dhe kreut aktual të socialistëve ka qenë e ashpër e dhe me tone mjaft të larta.
Nano, i ka bërë të ditur Edi Ramës, se do të ketë reperkursione të forta në mos zbatimin e paktit që kanë bërë mes palëve. Nuk dihet realisht cili ka qenë pakti, por burimet konfirmojnë se thelbi i kësaj marrëveshje ishte emërimi i Taulant Ballës në postin e Ministrit të Brendshëm.
Aq i besueshëm ishte ky version, sa pranë ish-Kryetarit u mblodhën oficerë policie, policë, madje edhe njerëz të fortë që shpresonin për këtë gjë.
Në këtë logjikë, edhe biznesmenë të shumtë financuan fushatën e Taulant Ballës, por edhe të njerëzve të tjerë të këtij lobi, siç është edhe Petro Koçi.
Pakënaqësia e tyre, duket ka shpërthyer pikërisht kur u mor vesh që Balla, jo vetëm nuk do të jetë Ministër i Brendshëm, por as do të ketë pjesë në Qeveri.
Pas kësaj, njerëz të këtij qarku politik kanë shpërthyer në pakënaqësi e sulme ndaj lidershipit.
Petro Koçi, Aldrin Dalipi, por edhe të tjerë të këtij grupimi kanë deklaruar se situata është e rëndë dhe Rama na ka tradhëtuar sërish.
Balla vetë është përplasur keq me Ministren e Arsimit, Evis Kushi, e cila ka refuzuar të punësojë njerëzit e dërguar nga numri dy i PS-së.
Burgu i Peqinit, nga një zonë e kontrolluar nga Taulant Balla, ka rënë në dorë të Qifes, i cili ka emëruar njeriun e tij drejtor.
Një ish-oficer nga Pajova, që cilësohet si njeri i afërt i Aqif Rakipit, ka marrë në dorë situatën dhe ka nisur të largojë të punësuarit e Ballës nga një aset i rëndësishëm influence në qarkun e Elbasanit.
Pas zgjedhjeve, ishte vetë Taulant Balla që deklaroi për ‘Top Channel’, që në mandatin e tretë ai do të ishte një nga Ministrat e Qeverisë, duke nënkuptuar dikasterin e policisë, por Edi Rama i ka bërë të ditur se kjo nuk do të ndodhë, pasi ai cilësohet i “brishtë” nga dosjet që ka SPAK.
Rama, mësohet se e ka marrë për keq telefonatën e Fatos Nanos, ngaqë ka tentuar të ulë tensionet, duke i bërë të ditur se emërimi i Taulant Ballës në Qeveri është i pamundur.
Është munduar ta zbusë situatën, por kur pastaj nuk kishte rrugë tjetër, ka ndodhur ndarja e madhe. Pikërisht pas kësaj telefonate ka ardhur reagimi i fortë i Petro Koçit, i cili gjithashtu mësohet se është përplasur me Ramën.
Rama, humbjen e këtij lobi të rëndësishëm, duket ka menduar ta zëvendësojë me një grup të ardhur nga LSI-ja, që janë larguar pas zgjedhjeve. Kreu i këtij grupi mësohet se është Luan Rama, i cili sot ka shpallur largimin zyrtar nga partia e Ilir Metës… /Pamfleti

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result