Pika kufitare në Merdar vazhdon të jetë e ngarkuar me qytetarët që po duhet të presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare me Serbinë kolona është e gjatë 700 metra.
Në pikat tjera kufitare nuk ka shumë kolonë, por ajo e Merdarit vazhdon të jetë e tejet e ngarkuar qe disa javë, me mërgimtarët që kanë përfunduar pushimet e verës e po kthehen në vendet ku jetojnë.
Sipas të dhënave të “Germinit”, organizatë joqeveritare që merret kryesisht me çështjet e diasporës, sivjet në Kosovë kanë ardhur mbi një milion bashkëatdhetare. Sipas analizave, ata kanë shpenzuar mbi 500 milionë euro këtë verë.