Merkato e dimrit, asnjë ofertë për Ronaldon, portugezi braktiset nga të gjithë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Asnjë ofertë për Cristiano Ronaldon! Ylli portugez po kalon një nga momentet më të vështir në karrierën e tij. Pasi refuzoi të futej në fushë në duelin përballë Tottanhem, Ronaldo e ka humbur shkëlqimin e tij.

Djajtë e kuq e dënuan duke e  përjashtuar nga skuadra e parë për duelin me Chelsea. Dëshira e portugezit mbetet një dhe e vetme, të largohet në janar dhe të gjejw një skuadër të re që luan në Champions League.

Detyra e Ronaldës është fillimisht të bëj mirë në Botërorin e Katar 2022, me Portugalinë e tij pasi,  nëse do të mjaftohej vetëm me atë çfarë ai ka bërë me Manchester United rendimenti është shumë i ulët .

Siç raportohet deri më tani, asnjë skuadër nuk ka shfaqur interes për Cristiano Ronaldon që duket sikur është braktisur nga të gjithë.

Përveçse nuk stërvitet me skuadrën e parë, ylli portugez ka humbur dhe interesin nga gjigandët europian . Kjo për shkak të moshës 37 vjeçare që Ronaldo ka  si dhe në 12 ndeshje ka realizuar vetëm 2 gola me fanellën e United në të gjitha kompeticionet.

Me shumë mundësi rruga e Cristiano Ronaldos me Manchester United  do të ndahet në janar por se cila do të jetë skuadra e tij e re , mbetet për t’u parë pas Kupës së Botës.

Share This Article