Merkel dhe Putin diskutojnë për Bjellorusinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane tha se presidenti bjellorus Lukashenko duhet të iniciojë dialog me opozitë

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus Vladimir Putin diskutuan përmes telefonit mbi krizën politike në Bjellorusi, njoftoi të martën zëdhënësi i saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Steffen Seibert në një deklaratë për shtyp tha se të dy udhëheqësit diskutuan situatën e fundit në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 9 gusht.

“Kancelarja ka theksuar se qeveria bjelloruse duhet të përmbahet nga përdorimi i dhunës kundër demonstruesve paqësorë, të lirojë të burgosurit politikë menjëherë dhe të fillojë një dialog kombëtar me opozitën dhe shoqërinë për të kapërcyer krizën”, tha ai.

Vendet kryesore të BE-së refuzuan këtë javë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, pasi dhjetëra mijëra demonstrues dolën në rrugë duke kërkuar zgjedhje të reja dhe të ndershme presidenciale.

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, të hënën tha se ajo është “e gatshme për të udhëhequr kombin” përmes një periudhe kalimtare në mënyrë që t’i japë fund trazirave dhe të organizojë “në afat sa më të shkurtër” zgjedhje të reja “të drejta presidenciale”. 

Alexander Lukashenko, i cili ka qeverisur Bjellorusinë për 26 vjet, zyrtarisht fitoi zgjedhjet me 80.1 për qind të votave. Rivalja e tij kryesore Tikhanovskaya arriti vetëm 10.12 për qind, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lukashenko nuk pranoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke thënë “nuk do të më shihni duke bërë asgjë nën presion”. 

Share This Article