Merkel: Politikanët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje klimës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar më shumë përpjekje për të mbrojtur nga efektet e ndryshimit të klimës, gjatë një vizite në zonën e katastrofës nga përmbytjet, në shtetin perëndimor të Rhineland-Palatinate.

“Ne e shohim me çfarë force mund të veprojë natyra”, tha Merkel në rajonin Eifel, komuna e Adenau-t.

“Ne do t’i bëjmë qëndresë kësaj force të natyrës, në periudhën afatshkurtër, por edhe në atë afatmesme dhe afatgjatë”, shtoi ajo.

Merkel theksoi se nevojitet që politikat “të marrin parasysh natyrën dhe klimën më shumë nga sa kemi bërë në vitet e fundit”.

Kancelarja vizitoi zonat e prekura veçanërisht nga përmbytjet.

Stuhia në rrethin e Ahrëeiler, ku ndodhet Schuld, ka marrë deri më tani 110 jetë dhe ka plagosur 670 të tjerë.

Share This Article