Merkel rezulton negative ndaj koronavirusit, do të bëjë teste të tjera

albnews
By
1 Min Read

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezoltuar negative në testin për koronavirus.

Këtë e ka thënë zëdhënësi i Kancelarisë, Steffen Seibert, duke treguar se këto janë rezultatet fillestare, transmeton Gazeta Express.

Merkel do të bëjë edhe teste të tjera për t’u siguruar se nuk është e infektuar nga virusi Covid-19.

Kancelarja gjermane është vetizoluar dy ditë më parë, pasi një nga mjekët e saj ka dalë se është i infektuar me virusin. 

Share This Article