Merkel: Të zgjidhet sa më shpejt presidenti i KE-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi që të merret një vendim i shpejt në lidhje me postin më të lartë në Bashkimit Evropian.

I ashtuquajturi sistemi i “Spitzenkandidaten”, ose kandidati kryesor, u fut në vitin 2014 në përpjekje për të rritur pjesëmarrjen e votuesve.

Tani duhet të përcaktohet se kush do të marrë vendin e presidentit të Komisionit Evropian, por për këtë nuk ka një opinion të përbashkët përmes bllokut.

Liderët e BE-së do të takohen nesër në një përpjekje të parë në takimin e parë të BE-së, pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian që solli humbje për partitë kryesore centriste.

Merkel tha se “shpreson të arrihet një konsensus në lidhje me presidentin e KE-së në fillim të qershorit, kur të mblidhet Parlamenti i ri i BE-së”./ATSH/ 

Share This Article