Merkel: Terrorizmi islamik armiku ynë i përbashkët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Terrorizmi islamik është armiku ynë i përbashkët dhe lufta kundër këtyre krimeve dhe kundër këtyre sulmeve është lufta jonë e përbashkët, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.

”Gjermanët qëndrojnë pranë miqve të tyre austriakë”, theksoi ajo.

Ndërkohë, sipas ministrit të Brendshëm austriak, Karl Nehammer, sulmi terrorist në qendër të Vjenës kishte motive islamike.

Policia tha se tre kalimtarë të rastit u vranë – dy burra dhe një grua – si dhe një sulmues i cili u qëllua për vdekje nga policia.

”Sulmuesi ishte simpatizant i grupit të milicisë ekstremiste ‘Shteti Islamik”, tha Nehammer në një konferencë shtypi.

Share This Article