Merrnin para për një vend pune në strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, SPAK vë në pranga 2 persona

albnews
By
1 Min Read

Dy persona janë vënë në pranga nga SPAK, të akuzuar se merrnin ryshfet për një vend pune në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Nëpërmjet një njoftimi, SPAK bën me dije se janë arrestuar personat me inicialet K.Gj dhe A.B, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen se kanë marrë para me qëllim për të ushtruar ndikim të paligjshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Shumat monetare janë kërkuar dhe janë marrë me qëllim për të bërë të mundur punësimin e një peroni në strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ata akuzohen për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim

Hetimet paraprake janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

Share This Article