Papa Françesku shtrohet në spital, shfaq probleme shëndetësore

albnews
By
1 Min Read

Papa Françesku është shtruar në spitalin Gemelli të Romës, ku do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Zyra e shtypit e Vatikanit, ka bërë me dije se Papa do të kryejë një operacion abdominal dhe do të qëndrojë në spital për disa ditë.

Papa Françesku u detyrua të anulonte disa angazhime pune në fund të majit, kjo pasi shëndeti i tij po i shfaqte disa shqetësime. Papa u shtrua në spital në muajin mars për bronkit, por fatmirësisht reagoi në mënyrë pozitive ndaj antibiotikëve.

E teksa po largohej nga spitali, Papa bëri shaka  para mediave duke thënë se “jam ende gjallë”.

Share This Article