Mesfushori shqiptar transferohet te Lecce

albnews
By
1 Min Read

Medon Berisha, mesfushori me tipare sulmuese i Shqipërisë U19, ka lënë Zvicrën dhe është transferuar në Itali.

Futbollisti 18-vjeçar është federuar me Leccen, klub që ka në përbërje mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku.

Berisha, i cili zotëron edhe pasaportën zvicerane, ishte pjesë e Young Boys U21 dhe te Lecce do të bashkohet fillimisht me moshat dhe pastaj do mundohet të fitojë një vend në ekipin e parë.

Share This Article