Rikthehet Liga e Kampioneve/ Barcelona – Bayern Munich, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

 118 total views,  1 views today

Liga e Kampioneve nis edicionin e ri me një supersfidë mes Barcelonës dhe Bayern Munich në “Camp Nou”.

Të dyja skuadrat janë përballur nëntë herë mes tyre në kompeticionet e UEFA-s, ku gjermanët kanë arritur të fitojnë gjashtë herë, ndërsa spanjollët kanë fituar dy herë dhe një ndeshje është mbyllur në barazim.

Sfida e fundit mes këtyre dy gjigantëve të futbollit evropian ishte më 14 gusht të vitit 2020, ku barvarezët fituan bindshëm 8-2.

‘Blaugranët’, janë në një periudhë të vështirë pas largimit të Leo Messit, dhe dëmtimeve të shumta të futbollistëve titullar, megjithatë sonte synojnë ta nisin me një fitore edicionin e ri.

Bayerni në anën tjetër llogaritet favorit dhe po ashtu synon triumfin. Pritet një përballje e luftuar deri në fund duke parë yjet e shumtë që kanë në përbërje të dyja skuadrat.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Mingueza, Araujo, Pique, Alba; Pedri, Busquets, F.de Jong; Depay, L.de Jong, Coutinho

Formacioni i mundshëm i Bayernit:  Neuer; Sule, Upamecano, Hernandez, Davies; Kimmich, Goretzka; Musiala, Muller, Sane; Lewandowski

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •