Presidenti Ilir Meta akuzon prokurorinë dhe SPAK se qëllimisht po shtyjnë zbardhjen e vrasjes në Elbasan për pas zgjedhjeve. Në një konferencë të jashtëzakonshme Meta bëri thirrje për zbardhje urgjente të këtij krimi
“Kam bërë publik vendimin tim lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Elbasan. Edhe pse po mbushen 72 orë nga kjo ngjarje, ende Prokuroria dhe policia nuk ka dhënë një verison përfundimtar.
Për fat të keq konstatoj se ka vullnet të padukshëm, kokëfortë e kriminal për ta shtyrë zbardhjen e ngjarjes pas datës së zgjedhjeve, ndërkohë që kjo ngjarje duhet të zbardhet urgjentisht pasi provat kanë qenë atje. Kjo ngjarje meriton të zbardhet urgjentisht dhe jashtë çdo ndikimi politk, që të mos kemi asnjë përsëritje të ngjarjeve të tilla.
Provat kanë qenë atje, në sy të të gjithëve se kush ishin ata që nxitën një konflikt të armatosur në mes të qytetit të Elbasanit.
Akuza SPAK
Meta akuzon SPAK se prokuroria se kanë bërë çdo gjë që hetimet për krimet zgjedhore të denoncuara nga PD në Elbasan të shtyhen duke çuar më pas në vrasjen e ndodhur më 21 prill.
“Duket qartë se prokuroria SPAK , prokuroria Elbasan kanë bërë çmos që personat e kallëzuar nga PD për krime zgjedhore të mos hetohen para zgjedhjeve duke krijuar atyre me qëllim terrenin për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal zgjedhor në favor të PS-së në pushtet. Për shkak të këtyre vonesave të qëllimshme e kriminale më 21 prill ndodhi dhe konflikti i armatosur nxitur nga të njëjtët njerëz”
Meta përsëriti pyetjet drejtuar organeve të zbatimit të ligjit.
Pyetja e parë:
1- A janë të përfshirë në këtë ngjarje persona me precedent penal? Kush janë këta?
Nëse po, ccilët janë emrat e tyre? Përse policia e shtetit nuk ka bërë ende ndalimin dhe shoqërimin e gjithë atyre?
2- A janë këta persona të ëprfshirë në këtë ngjarje, të njëjtët që shoqqërorin kryeministrin në ditën e verës më 14 mars dhe që ushtruan dhunë ndaj opozitës?
3-A ka marrë Prokurorria dëshminë e oficerëve të lartë dhe punonjësve të policisë që kanë qenë të pranishëm në ngjarje?
4-Përse punonjësit së Elbasanit nuk kanë reaguar për të neutralizuar përplasjen me armë?
5- Pse u lejua largimi i personave të përfshirë në ngjarje kuer policia ishte njoftuar?
Presidenti është shprehur se ka besim tek qytetarët shqiptarë që ditën e nesërme do të tregojnë që janë partiotë dhe e duan vendin.